deutsch | srpski | hrvatski | bosanski | crnogorski | makedonski | slovenski | shqip | magyar
  • PËRKTHIME ME SHKURIM
  • TARIFA LIGJORE

  • PËRKTHIME GOJORE
  • TARIFA LIGJORE
  • Gordana Gass

    Zyra e përkthimit për gjuhët gjermane, serbe,
    kroate, boshnjake dhe maqedonase

    Çmimet për përkthimet me gojorë



    Ekstrakt nga Ligji gjerman mbi shpërblimet dhe kompensimet në sektorin e drejtësisë (JVEG)


    Kapitulli 3
    Tarifat e shpërblimit të ekspertëve dhe të përkthyesve

    § 8 Parimi i shpërblimit


    (1) Ekspertët dhe përkthyesit shpërblehen me një
    – honorar për punën që bëjnë (§§ 9 deri 11)
    – pagesa për shpenzimet e rrugës (§ 5)
    – kompensimi për shpenzimet e bëra (§ 6), si dhe
    – kompensimi për harxhimet e veçanta (§§ 7 dhe 12)

    (2) Kur shpërblimi i përkthyesit bëhet me pagesë për orë, atëherë ky shpërblim llogaritet për të gjithë kohën duke përfshirë dhe kohën e rrugës dhe kohën e pritjes. Ora e fundit llogaritet e plotë, nëse për përkthimin janë dashur mbi 30 minuta. Kur ora e fundit është nën 30 minuta, atëherë ajo llogaritet me gjysmën e çmimit për orë.

    [...]

    § 9 Honorari për punën e ekspertëve dhe të përkthyesve

    (1) Eksperti paguhet për orë me një honorar prej [...]
    (2) [...]
    (3) [...]
    (4) [...]
    (5) Honorari i përkthyesit është 85 Euro për orë. Kur një porosi përkthimi anullohet, atëherë përkthyesi, i cili merret vetëm me përkthime me gojë, merr një kompensim duke u nisur nga premisa që anullimi i porosisë t'i ketë shkak-tur humbje financiare dhe anullimi, i cili është bërë për arsye që nuk varen nga ai, t'i jetë njoftuar ditën që do të bënte përkthimin ose një apo dy ditë më përpara. Kompensimi jepet deri në një shumë që i korrespondon honorarit të dy orëve.

    në lidhje me tekstin e plotë - JVEG, versioni 2021 [PDF, 152 KB]


    Gordana Gass | Hermann-Lingg-Str. 10 | 80336 München | Telefon 089/544 033 41 | Fax 089/544 033 43 | Mobil 0177/3500906 | kontakt@gogass.de | Datenschutzerklärung