deutsch | srpski | hrvatski | bosanski | crnogorski | makedonski | slovenski | shqip | magyar
  • PËRKTHIME ME SHKURIM
  • TARIFA LIGJORE

  • PËRKTHIME GOJORE
  • TARIFA LIGJORE
  • Gordana Gass

    Zyra e përkthimit për gjuhët gjermane, serbe,
    kroate, boshnjake dhe maqedonase

    Sherbimi i përkthimeve gojore


    Çmimet për përkthimet me gojë llogariten në bazë të orëve ose në bazë të një tarife ditore fikse. Honorari i përkthimit me gojë varet kryesisht nga lloji i përkthimit.

    Ju ofrojmë këto teknika perkthimi:

    Përkthimi me gojë gjatë tratativave:
    Ky lloj përkthimi përdoret kryesisht gjatë bisedave me pak persona. Në varësi të kohëzgjatjes ose të llojit të impenjimit, zakonisht në këto raste kemi të bëjmë me përkthime pjesësh të shkurtra bisede (p. sh. pyetje/përgjigje) nga gjuha bazë në gjuhën tjetër.

    Përkthimi në gjykatë nga ana e përkthyesit të betuar:
    Përkthyesi i gjykatës është një përkthyes të cilin e ka caktuar gjykata për të përkthyer. Ndërsa përkthyesi i betuar dhe i autorizuar i është nënshtruar një procedure egzaminuese në lidhje me përshtatshmërinë e tij në aspektin vetjak dhe profesional. Përkthyesi i betuar është i detyruar me ligj që të ruajë sekretin dhe të jetë i paanshëm. Angazhimi i përkthyesit në gjykatë është i domosdoshëm kur një palë ose ndonjë pjesëmarrës në procesin gjyqësor nuk e zotëron gjuhën e gjykatës. Angazhimi i përkthyesit i siguron të huajit, i cili nuk e di gjuhën, të drejtën për t'u dëgjuar nga ana juridike.

    Përkthimi konsekutiv:
    Përkthimi konsekutiv është lloji më i vjetër i përkthimit. Ky përkthim bëhet duke pasur një spostim në kohë. Kjo do të thotë që përkthyesi gjatë kohës kur flet personi që duhet përkthyer, nëse është e nevojshme, mban shënime duke vënë në përdorim teknikën e tij, dhe pastaj e riprodhon tekstin në gjuhën tjetër. Në mënyrë që dëgjuesit ta kenë sa me të lehtë për ta kuptuar përkthimin konsekutiv, ai duhet të bëhet në formë të përmbledhur dhe të jetë i strukturuar shumë mirë dhe për për arsyen se ky lloj përkthimi zgjat shumë. Teksti që duhet përkthyer përbëhet nga pasazhe të ndryshme, me të cilat folësi shpreh një mendim të tij. Këto pasazhe kanë kohëzgjatje të ndryshme. Prandaj vetëkuptohet që dhe kohëzgjatja e përkthimit të këtyre pasazheve është e ndryshme. Përkthimi konsekutiv merr shumë kohë, prandaj dhe gjatë konferencave përdoret gjithnjë e më rrallë. Më shpesh përdoret në raste solemne (si p. sh. në ceremoni martesore, gjatë pritjeve ose në dreka apo darka zyrtare), gjatë ngjarjeve protokollare të nivelit të lartë si psh. gjatë takimeve bilaterale ndërmjet krerëve të shteteve ose të qeverive ose gjatë aktiviteteve kulturore si për shëmbull lexime autorësh ose premiera filmash.

    Përkthimi simultan (i njëkohëshëm):
    Përkthimi simultan është një përkthim me një traditë relativisht jo shumë të vjetër. Kjo ndodh për faktin se për këtë lloj përkthimi është e nevojshme përdorimi i aparaturave teknike të konferencave. Përkthyesi ndodhet në një kabinë komplet të izoluar dhe e dëgjon folësin me anë të kufjeve. Përkthimi i tij, që bëhet në të njëjtën kohë (simultan), transmetohet me mikrofon dhe dëgjohet me kufje nga pjesëmarrësit e konferencës. Ky lloj përkthimi është shumë i lodhshëm si nga ana mendore (shkalla e lartë e përqëndrimit), ashtu dhe nga ana fizike (lodhja e zërit) dhe kërkon nga ana e përkthyesit një kompetencë të lartë profesionale dhe teknikë të sofistikuar përkthimi. Për shkak të ngarkesës së lartë, përkthyesit simultanë punojnë në grupe me të paktën dy përkthyes, duke u ndërruar në periudha të caktuara kohe.

    Përkthimi në konferenca:
    Përkthimi në konferenca është një term i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar përkthimin gjatë konferencave, si p. sh. gjatë takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë ose në kongrese të specializuara. Gjatë konferencave mund të përdoren lloje të ndryshme përkthimi. Zakonisht aplikohet përkthimi simultan, por në disa raste përdoret dhe përkthimi konsekutiv ose përkthimi me pëshpëritje, i cili është një lloj i përkthimit simultan por pa mjete teknike dhe vetëm për një grup të vogël dëgjuesish.

    Për porositë që vijnë nga gjykatat dhe organet shtetërore çmimet llogariten në bazë të Ligjit mbi shpërblimet dhe kompensimet në sektorin e drejtësisë (JVEG).



    Gordana Gass | Hermann-Lingg-Str. 10 | 80336 München | Telefon 089/544 033 41 | Fax 089/544 033 43 | Mobil 0177/3500906 | kontakt@gogass.de | Datenschutzerklärung