deutsch | srpski | hrvatski | bosanski | crnogorski | makedonski | slovenski | shqip | magyar
  • GJUHA SERBOKROATE
  • GJUHA SERBE
  • GJUHA KROATE
  • GJUHA BOSHNJAKE
  • GJUHA MALAZEZE
  • GJUHA MAQEDONASE
  • Gordana Gass

    Zyra e përkthimit për gjuhët gjermane, serbe,
    kroate, boshnjake dhe maqedonase

    Si përkthyese e betuar dhe e autorizuar (me provim shtetëror) për gjuhët serbe, kroate dhe boshnjake, si dhe përkthyese e betuar dhe e autorizuar për gjuhën maqedonase ka më shumë se njëzet vjet që ushtroj aktivitetin në zyrën time të përkthimit në qendër të Mynihut.

    Për përkthimet në gjuhën shqipe ju lutemi t'i drejtoheni zonjës Irene Boldt-Bregu, përkthyese e betuar dhe e autorizuar e gjuhës shqipe.

    Përveç përkthimeve në gjuhën gjermane dhe nga gjuha gjermane, ju ofrojmë përkthime me gojë dhe me shkrim në këto gjuhë:

    Gjuha serbokroate

    Serbokroatishtja është një gjuhë e cila hyn në nëngrupin sllavo-jugor të gjuhëve sllave, që është pjesë e gjuhëve indogjermane. Serbokroatishtja, ashtu si dhe sllovenishtja dhe maqedonishtja, ka qënë gjuhë zyrtare në ish-Jugosllavi. Pakicat kombëtare jo sllave më të mëdha ishin shqiptarët dhe hungarezët. Para se të shpërbëhej Jugosllavia serbokroatishtja flitej nga 21 milion njerëz.
    Termi “Serbokroatisht” është përmendur për herë të parë në vitin 1824 nga Jacob Grimm në parathënien e përkthimit që i kishte bërë gramatikës së vogël serbe të Vuk Stefanoviç Karaxhiçit. Nga viti 1921 deri rreth vitit 1993 ky emërtim është përdorur si një bashkësi e varianteve gjuhësore të serbëve, kroatëve, boshnjakëve dhe malazezëve. Emërtimi gjuhësor “serbokroatisht” shpreh pikëpamjen që kroatishtja, gjuha boshnjake dhe serbishtja janë e njëjta gjuhë, por me ngjyrime të ndryshme gjuhësore.
    Pavarësisht se si gjykohen nga ana linguistike ndryshimet ndërmjet këtyre gjuhëve: Që nga momenti i shpërbërjes së Jugosllavisë gjuhët serbe, kroate dhe boshnjake njihen zyrtarisht si gjuhë të pavarura, ndërsa statusi i gjuhës së malazezëve ende është i diskutueshëm. Sidomos në Kroaci kanë filluar të përdoren përsëri shprehje gjuhësore të cilat që nga viti 1918 nuk lejoheshin të përdoreshin, ishin lënë në harresë ose përdorimi i tyre nuk shikohej me sy të mirë. Sistemi gramatikor dhe fjalori bazë i këtyre tre gjuhëve vazhdon të mbetet në përgjithësi pothuajse identik. E megjithatë, fakti që përkujdesi gjuhësor nuk bëhet në mënyrë të përbashkët si më përpara, po bën që rrugët e zhvillimit të këtyre gjuhëve në të ardhmen të marrin drejtime të ndryshme.
    në kreun e faqes

    Gjuha serbe

    Serbishtja është gjuhë zyrtare në Serbi dhe atje e flasin si gjuhë amtare 6,2 milion njerëz. Serbishtja flitet dhe nga rreth dy milion njerëz që jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni dhe Mal të Zi. Atë e flasin dhe rreth 3,5 milion emigrantë në Evropën Perëndimore, Australi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet një disaporë e madhe serbe. Në serbisht përdoret si alfabeti cirilik, ashtu dhe ai latin.
    në kreun e faqes

    GJUHA KROATE

    Kroatishtja mendohet të flitet nga rreth 7 milion njerëz. Gjatë numrimit të popullsisë që u krye në Kroaci në vitin 2001, 4.265.081 njerëz (96,12% e popullsisë) e deklaruan kroatishten si gjuhën e tyre amtare. Përveç këtyre, dhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Vojvodinë ka folës që e konsiderojnë kroatishten si gjuhë amtare. Kroatisht flasin dhe kroatët në Slloveni të cilët janë vendosur atje që në kohën e Jugosllavisë. Po ashtu, kroatisht flet dhe diaspora kroate në Evropën qendrore (Gjermani, Austri, Zvicër), në Itali, në Amerikën Veriore (Shtetet e Bashkuara, Kanada), në Amerikën e Jugut (ndër të tjera në Argjentinë, Kili, Bolivi), si dhe në Australi e Zelandën e Re.
    në kreun e faqes

    GJUHA BOSHNJAKE

    Gjuha boshnjake, si gjuhë amtare e boshnjakëve, flitet në Bosnjë-Hercegovinë nga 2,5 milion njerëz. Atje ajo është njëra nga tre gjuhët zyrtare bashkë me serbishten dhe kroatishten. Gjuha boshnjake flitet dhe në Serbi e në Mal të Zi nga rreth 245.000 njerëz. Në Evropën Perëndimore dhe në SHBA e flasin rreth 150.000 emigrantë, po ashtu dhe në Turqi e flasin me dhjetëra e mijëra njerëz të vendosur atje vite më parë.
    në kreun e faqes

    GJUHA MALAZEZE

    Gjuha malazeze është variant gjuhësor sllavo-jugor i Malit të Zi dhe gjuhë zyrtare në këtë vend në bazë të kushtetutës së 19 tetorit 2007. Gjatë numrimit të popullsisë të kryer në vitin 2003 në Malin e Zi 62,49 % e popullsisë e deklaruan si gjuhë amtare serbishten dhe 21,96 % gjuhën malazeze, pavarësisht se këto deklarata nuk kanë lidhje me ndryshimet faktike gjuhësore.
    në kreun e faqes

    GJUHA MAQEDONASE

    Maqedonishtja është gjithashtu një gjuhë që hyn në nëngrupin sllavo-jugor të gjuhëve sllave. Ajo flitet kryesisht në Republikën e Maqedonisë. Maqedonishtja ka lidhje më tepër me gjuhën bullgare. Maqedonishtja flitet si gjuhë amtare nga rreth 2 milion njerëz, nga të cilët 1,3 milion jetojnë në Maqedoni, ku maqedonishtja është dhe gjuhë zyrtare. Grupime të vogla të folësve të maqedonishtes ndodhen dhe në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe Vojvodinë, në vendet e Evro-pës Perëndimore, si dhe në SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re.
    në kreun e faqes

    Përveç përkthimeve me gojë dhe me shkrim në gjuhët serbe, kroate, boshnjake dhe maqedonase ofrojmë dhe këto shërbime:
    - mësimdhënie të kualifikuar gjuhe
    - seminare mbi historinë, kulturën, gjeografinë dhe gjëndjen aktuale politike të vendeve të Ballkanit.






    Gordana Gass | Hermann-Lingg-Str. 10 | 80336 München | Telefon 089/544 033 41 | Fax 089/544 033 43 | Mobil 0177/3500906 | kontakt@gogass.de | Datenschutzerklärung