deutsch | srpski | hrvatski | bosanski | crnogorski | makedonski | slovenski | shqip | magyar
  • PËRKTHIME ME SHKURIM
  • TARIFA LIGJORE

  • PËRKTHIME GOJORE
  • TARIFA LIGJORE
  • Gordana Gass

    Zyra e përkthimit për gjuhët gjermane, serbe,
    kroate, boshnjake dhe maqedonase

    Çmimet e përkthimeve me shkrim


    Ekstrakt nga Ligji gjerman mbi shpërblimet dhe kompensimet në sektorin e drejtësisë (JVEG)


    § 11 Honorari për përkthimet

    (1) Honorari për përkthimin me shkrim është 1,80 Euro për çdo rresht me 55 takte tast-iere (honorari bazë). Per përkthimin e teksteve që nuk mund të editohen në mënyrë elektronike rritet honorari. Ai është 195 Euro për çdo rresht me 55 takte tastiere (honorari i rritur). Kur shkalla e vështirësisë së përkthimit rritet sidomos për shkak të përdorimit të shprehjeve specifike ose ngaqë teksti është i vështirë për t'u lexuar, ose ngaqë përkthimi duhet të bëhet në mënyrë urgjente, ose ngaqë ky përkthim ka të bëjë me një gjuhë të huaj shumë të rrallë, atëherë honorari bazë është 1,95 Euro për rresht dhe honorari i rritur 2,10 Euro për rresht.

    (2) Bazë për numrin e takte për rresht është përkthimi përfundimtar. Për rastet kur vetëm teksti origjinal është shkruar me shkronja latine, atëherë ky tekst origjinal, dhe jo përkthimi i tij, është përcaktues për numrin e takteve për rresht. Kur për numrimin e takteve duhet shumë kohë, atëherë për të nxjerrë sasinë e plotë të takteve shumëzohet numri i rreshtave me numrin mesatar të takteve për rresht.

    (3) [...] Kur jepet një porosi për të të bërë disa përkthime me shkrim, sado të vogla që të jenë këto përkthime, honorari është të paktën 205 Euro.

    (4) Në rastin kur puna e përkthyesit ka të bëjë me kontrollimin e teksteve me shkrim ose me kontrollimin e rregjistrimeve të mjeteve të telekomunikacionit, pra kur nuk i duhet të kryejë përkthime me shkrim, atëherë honorari llogaritet si në rastin e përkthimeve me gojë.


    në lidhje me tekstin e plotë - JVEG, versioni 2021 [PDF, 152 KB]


    Gordana Gass | Hermann-Lingg-Str. 10 | 80336 München | Telefon 089/544 033 41 | Fax 089/544 033 43 | Mobil 0177/3500906 | kontakt@gogass.de | Datenschutzerklärung